Në Zvicër më pak të papunë

Kuota e papunësinë në Zvicër për momentin ka rënë. Por, në korrik mund të mos vazhdojë kështu. Shkruan Neue Zürcher Zeitung.

Në krahasim me muajin maj, kur papunësia ishte 3,2 për qind, ajo tani shënon një rënie të lehtë – 3,1 për qind. Por, në raport me vitine kaluar, kur ajo shkonte në 2,9 për qind, megjithatë vërehet një rritje.

Sipas Drejtorisë për Punë në Sekretariatin Shtetëror të Ekonomisë, përkeqësimi ekonomik i vërejtur nga shkurti i këtij viti, në qershor është zbutur paksa. Kjo, sipas medies, shihet edhe në paraqitjet për orar të shkurtuar pune. Muajin e kaluar ndërmarrjet kishin paraqitur orare të shkurtuara pune për 3’403 punëtorë, ndërsa në maj numri i tyre shkonte në 5’616 veta.

Zakonisht, qershori është muaji i fundit që përfiton nga të ashtuquajturit efekte të stinës në kënvështrimin e punës, raporon NZZ. Në korrik pritet një rritje e sërishme e papunësisë. Parashikimet janë që papunësia deri në fund të vitit të shkojë në rreth 3,5 deri 3,6 për qind. Në numra absolut kjo domethënë se në dhjetor do të ketë 150’000 vetë të papunë në Zvicër. Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë për 2015-tën llogarit një mesatare të papunësisë prej 3,3 për qind. Ndërsa janë korrigjuar parashikimet e papunësisë për vitin e ardhshëm – nga 3,4 në 3,5 për qind.

Ndryshimet sezonale për tregun e punës shihen edhe në faktin e rrezikshmërisë për të ngelur pa punë, e cila shënon një rritje të lehtë. Në fund të muajit, në entet regjionale të punësimit në Zvicër ishin paraqitur 133’256 të papunë, 3’093 më pak se një muaj më parë. Ndërsa numri i të ashtuquajturve të papunë afatgjatë është zvogëluar për 44 veta, në 21’431 persona. Falë efekteve sezonale ka shkuar duke u zvogëluar edhe papunësia te të rinjtë dhe të moshuarit.

Numri i vendeve të hapura të punës në qershor kishte rënë për 5,6 për qind, në 10’487. Gjendja e punësimit është përkeqësuar në sektorët e prekur nga forcimi i frangut, siç janë maqineria, hoteleria dhe tregtia e imët. Ndërsa sektorët që janë më rezistetë ndaj konjunkturave, si shëndetësia dhe bransha të tjera shtetërore ose të afërta me të, kanë shënuar rritje të punësimit. ks