«Në vendlindje vetja më duket si turist»

INTERVISTË ME DEPUTETIN KANTONAL TË ZUGUT, ZARI XHAFERI

Zari Xhaferi, më 5 tetor 2014, është zgjedhur për të dytën herë deputet kantonal në Zug nga Partia Socialdemokrate. Ai është i huaji i dytë në këtë parlament, në mesin e 80 deputetëve. Motoja e tij ishte: «I angazhuar, fer dhe me shikim larg!»

Intervista dhe Foto Dashnim HEBIBI

Zoti Xhaferi, nga ju erdhi ideja që të merresh me politikë?

Në kohën e studimeve më dukej vetja si i akuzuar nga partitë e djathta në Zvicër. M’u duk se do të angazhohem këtu për të mirën e shqiptarëve dhe t’u tregoj vendasve se në mesin tonë ka njerëz të mirë. Thashë të mos rri kot, por të përpiqem të jap kontribut. Zvicra ka përfituar shumë prej të huajve, normalisht edhe prej shqiptarëve. Unë desha të jem njëri prej atyre që angazhohet. Ka plot mërgimtarë që nuk janë publikë, por janë shumë të sjellshëm dhe për ata nuk dëgjohet, por nëse ndodh diçka e keqe, ajo menjëherë bëhet publike. Ne jemi ambasadorë të shqiptarëve kudo që ndodhemi dhe duhet të tregojmë se edhe ne jemi të lashtë dhe evropianë.

Prej kur jeni në Zug?

Nga viti 1992 gjendem në Baar të Zugut. Kjo më ka ndihmuar shumë që të jem i zgjedhur në parlamentin e Zugut. Mua më kanë zgjedhur komuniteti i Baarit. Për të qenë në parlament, është dashur të jesh i njohur në Baar dhe të jesh i sjellshëm me zviceranë.

Sa kandidatë keni qenë gjithsej?

Kemi qenë 246 kandidatë për 80 deputetë.

Po komuna e Baarit?

Nga kjo komunë janë zgjedhur 15 deputetë, ndërkaq kanë kandiduar 48 sish.

E nga partia juaj?

Vetëm dy deputetë. Në total janë shtatë deputetë, kurse vetëm dy socialdemokratë. Në gjithë parlamentin e Zugut, prej 80 deputetëve janë vetëm dy deputetë të huaj, unë dhe një person nga Srilanka. Zugu nuk është kundër të huajve, por ata që nuk kanë pasaportë zvicerane nuk mund të votojnë. Ne kemi kërkuar që edhe ata që kanë vizë C të votojnë në komunë. Sepse, një njeri që punon dhe paguan tatim këtu, ai duhet, sipas mendimit tim, ta ketë të drejtën të marrë pjesë në një tubim, kur bëhet fjalë për një shkollë, apo për gjëra të tjera. Partia jonë është në opozitë, ndërkaq ka 20 për qind të parlamentit.

E vizitoni shpesh Gostivarin?

Po, për çdo vit shkoj në Gostivar. Më së miri është në pranverë, sepse nuk ka shumë ngarkesa dhe natyra është më e mirë, sidomos kur çelin qershitë. Më shumë më tërheq familja atje, sesa qyteti. Atje e kemi një shtëpi, e këtu jetojmë nëpër banesa. Jeta atje është më e ngrohtë. Por, sistemi i jetës është kështu – më shumë jam në Zvicër se atje. Atje më duket vejta si turist dhe ndoshta edhe na shikojnë si turistë. Kam shokë, por kur isha fëmijë atëherë ishte më mirë, sepse rrinim gjashtë javë, e tash nga dy javë, shumë më shkurt, me vizita andej e këndej.

Jeni zgjedhur deputet kantonal në Parlamentin e Zugut. Si ju trajtojnë të tjerët?

Me trajtojnë me shumë respekt, sepse sa isha deputet në mandatin e kaluar kam qenë aktiv. Kam pasur shumë vota dhe kam qenë i zëshëm. Më shumë jam i angazhuar në edukim. Kur bëhet fjalë për edukim, fjala ime ka peshë. Unë nuk përqendrohem vetëm për partinë, por për të dhënë sa më shumë kontribut për këtë shoqëri.

Si e keni kaluar mandatin e parë, 2011-2014? Ku mendoni se keni dhënë kontribut më shumë?

Më së shumti kam debatuar për edukatën. Për dëftesat e shkollës, në të cilat notohet nxënësi. A do të duhej që të ketë nxënësi nota nga klasa e dytë. Ka pasur debate edhe për të huajt me vizën C, për t’u mundësuar atyre shkollim. Katër vjet janë shumë të gjata. Kemi debatuar shumë, edhe për gjëra të tjera. Pastaj, ka funksionuar edhe Komisioni për edukatën dhe transportin publik. Në Kantonin Zug kemi shumë çështje me stacionin e Zugut, sepse është ndërmjet Zürich-Luzern, pastaj për Itali, për rrugë treni etj.

Na tregoni sa vota i keni fituar, nëse nuk është sekret?

I kam pasur 1’217, kurse tash 1’890.

Kush ishte ai që ju ndihmoi më së shumti që të vazhdoni me politikë?

Ta them të drejtën, me të gjithë jam mirë. Punoj me normë 100 për qind si arsimtar. Jam i angazhuar te klubi i futbollit i Baarit prej vitit 1992. Kjo më ka ndihmuar shumë. Pastaj me disa shoqata të komunës, shoqata «Benevol» që ndihmon të huajt etj. Më së shumti më ka ndihmuar mendimi im dhe shpirti im. Bëj politikë të drejtë. Votoj ku bëhen ligjet e Kantonit të Zugut, dal para Parlamentit dhe e shpreh mendimin tim.

Do ta shohim Zari Xhaferin ministër në një të ardhme të shpejtë në Zvicër?

Me emër, Xhaferi për ministër mendoj është herët në Zug. Duhet punuar edhe më shumë. Edhe një hap më mungon dhe besoj se do ta arrij në të ardhmen.

Çfarë i keni premtuar më së shumti elektoratit tuaj?

Edukatë shkollore për fëmijët e tyre, integrim, banesa…, meqë ka shumë probleme me banesat për shtresat e paprivilegjuara. Ato janë shumë të shtrenjta në Zug. Por, kam folur edhe për transportin publik. E shoh veten si pjesëtar i klasës punëtore, ngase prindërit e mi janë të tillë. Kam mësuar shumë nga prindërit e mi, ndërkaq ata më kanë thënë se kur punon, edhe fiton. Ata kanë punuar dhe kanë fituar. Ata i kanë tre fëmijë, nuk janë të gjithë profesorë, por janë me dy këmbët në jetë. Ata e kanë fundamentin e mirë, sepse e kanë arritur me punë. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të njëjtin shans për të arritur sukses, e jo të jenë të lidhur nga familja.

Motoja juaj kryesore?

I angazhuar, fer dhe me shikim larg.

Mendoni se gjatë kohës sa do të jeni deputet do ta realizoni planin tuaj politik?

Po, besoj shumë. Politika është e paparashikueshme. Sepse, situata ndërrohet shpejt. Besoj shumë se në këto katër vjet do t’i bëj disa hapa përpara. T’i shtoj kontaktet në politikë, por besoj se në këto katër vjet do të jetë paksa më rëndë për edukatën, sepse Kantoni i Zugut ka probleme me financat. Deri tash ishim në plus, e tash duhen të kursejmë shumë para në shumë sfera. Por, kursimi i të hollave në edukim është gabim i madh, e ne me vota duhet ta tregojmë këtë. Nuk them se do t’i arrij të gjitha qëllimet që i kam pasur dhe i kam, por do të angazhohem në maksimum. Është sukses që si person ta prezantoj një numër të madh të njerëzve këtu. Kam shumë respekt prej mërgimtarëve që jetojnë këtu me dy kultura. Ne e kemi një situatë të rëndë, se nuk jemi as në karrige, as në tavolinë. E kemi kulturën e vendit dhe kulturën e vendlindjes. Në këtë situatë, edhe Zvicra përfiton shumë prej këtyre kulturave dhe kjo e bën jetën më speciale, se na e rrit edhe respektin dhe kuptimin për kulturat e tjera. Jeta në Zvicër më pëlqen shumë, sepse njoh shumë kultura.

E keni kërkuar sigurisht edhe votën e mërgimtarëve shqiptarë?

Në Baar ka shumë shqiptarë, por nuk e di sa saktësisht. Qyteti i ka 23’000 banorë, prej tyre 25 deri 30 për qind janë të huaj. Vetëm 40 për qind e popullatës kanë votuar, d.m.th. rreth 60 për qind nuk kanë votuar dhe aty shoh pa dyshim shumë potencial.

Çka, sipas jush, duhet bërë Kantoni i Zugut për bashkatdhetarët tanë?

Zugu nuk duhet të bëjë për shqiptarët, por shqiptarët duhet të dalin jashtë jetës së përditshme. Pleqtë më së shumti duhet të jenë të angazhuar, për shembull si zjarrfikës, e në klube të zviceranëve. Atëherë, besoj se respekti ndaj të huajve rritet më shumë. Kam pasur dhe kam kontakte me shqiptarë, shumë prej të cilëve e kalojnë kohën nëpër klube. Duhet të dalin të kontaktojnë. Të mos e investojnë kohën nëpër lokale. Kontakti dhe gjuha ndihmojnë shumë për ta rritur respektin ndaj banorëve të tjerë.

Ku duhet të investojmë më shumë ne shqiptarët që jetojmë në Zvicër?

Të angazhohemi nëpër shoqata zvicerane dhe të jemi ambasadorë për kulturën tonë. T’u tregojmë zviceranëve se ne kemi gjuhë të vjetër, edukatë të lashtë, jemi tolerant në aspektin fetar, të shtypur nëpër luftëra. Ne jemi ambasadorë të asaj kulture dhe ajo nuk është një detyrë që do të duhej ta bëjnë vetëm të rinjtë, por edhe pleqtë dhe gratë. Desha ta bëj një shoqatë në Zug, që të kemi kontakte me zviceranët, por kjo ishte e rëndë dhe koha shumë e kufizuar. Projektin e kam në kokë dhe shpresoj se do ta realizoj.

Po Shkolla Plotësuese Shqipe në Zvicër?

Unë kam shkuar në shkollën shqipe. Më ka ndihmuar shumë. Ne shumë gjëra i bëjmë me gojë, e jo edhe në mënyrë praktike. Duhet të jetë patjetër dhe është interesante se edhe zviceranët ndihmojnë. Gjuha e parë duhet të njihet mirë që të të kemi mundësi për ta mësuar edhe gjuhën e dytë. Duhet të jemi më kreativ, koha gjendet. Do të ishte shumë mirë që të jetë shkolla shqipe në shkollën zvicerane. Zugu për momentin ka probleme financiare. Nuk e besoj se për momentin arrihet që kjo të bëhet në orarin e shkollës, sepse të gjitha gjërat që ishin më herët në familje kanë hyrë në detyrat e shkollës. Orari i shkollës është i stërngarkuar. Një orë në javë nuk mjafton, e as dy. Në shtëpi duhet të flitet gjuha amtare, se gjuhën gjermane e ke jashtë nëpër shkolla.

Keni punuar më herët në ndonjë ndërmarrje në Zvicër, para se të studijonit?

Po, jam marrë edhe me gazetari. Edhe në kohën e studimeve. Gjatë fundjavës kam bartur bukë, si shofer. Kam dhënë kurse në anglisht. Tani, përveç punës sime të përditshme, shkruaj për një firmë të farmacisë, që e bën gazetën e punëtorëve, e që del dy herë në vit.

Si e shihni politikën shqiptare, qoftë në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, apo në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi?

Një herë më pyeti një deputet shqiptar në Maqedoni se çfarë veture kemi ne si deputetë në Zvicër, sepse ai kishte edhe veturë, edhe shofer të vetin. Unë i tregova se deputetët e kantonit nuk kanë vetura zyrtare, kurse ata nacionalë e kanë biletën e trenit. Sipas mendimit tim, politikanët në Zvicër janë afër me popullatën. Në Kosovë zhvillohen debate të nxehta dhe politika do ta fusë krejt shtetin në krizë. I uroj suksese dhe unitet!

Edhe ju sigurisht keni veturë të shtrenjtë?

Shkojmë te garazhi im dhe jua tregoj veturën time të shtrenjtë – një Passat i vjetër, që ma ka blerë babai im kur e kam kryer shkollën. Investimi bëhet në dije, e jo në hekur. Vetura është mjet i përditshëm, e jo luks. Kjo është vetura ime e shtrenjtë, që nëse e blen një tjetër si kjo, është shumë e lirë, por për mua është më e shtrenjta, sepse ma ka blerë babai im.

Do të duhej që gjenerata e tretë e mërgimtarëve të jetë më e angazhuar në politikën zvicerane?

Besoj se do të ishte mirë.

Për fund, keni kohë për familjen tuaj, kur dihet se je shumë i angazhuar?

Kënaqem me prindërit dhe me familjen. Ata më mbushin energji. Familja është e shenjtë, ajo është kryesorja. Kam dhe kam pasur shumë mbështetje. Është një respekt në të dyja anët. Përpiqem të jem modest. Modestia të bën të madh. I falënderoj prindërit për jetë të jetëve, që më kanë drejtuar në rrugë të drejtë. I dua shumë! ( dialogplus.ch)INTERVISTË ME DEPUTETIN KANTONAL TË ZUGUT, ZARI XHAFERI

Kënaqem me prindërit dhe me familjen. Ata më mbushin energji. Familja është e shenjtë, ajo është kryesorja. Kam dhe kam pasur shumë mbështetje. Është një respekt në të dyja anët. Përpiqem të jem modest. Modestia të bën të madh. I falënderoj prindërit për jetë të jetëve, që më kanë drejtuar në rrugë të drejtë. I dua shumë! ( dialogplus.ch)