Në vend të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Vuçiq do rikonstruojë qeverinë   




Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, për të cilat flitej në kohë të fundit, siç raportojnë mediet e Beogradit, duket se nuk do të ndodhin.

 

«Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi gjithnjë e më pak janë obsion real, kurse në vend të tyre, kryeministri Aleksandar Vuçiqi do ta bëjë rikonstruktimin e Qeverisë», transmeton Koha.net shkrimin e gazetës ‘Danas’, e cila u referohet burimeve të cilat komunikojnë me struktura të Qeverisë së Serbisë.