Në udhëkryq marrëveshja për kufirin me Malin e Zi




Nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare dokumenti që cakton vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e që dhjetë ditë më parë është firmosur në Vjenë të Austrisë nga autoritetet e të dyja shteteve. Prishtina zyrtare nuk di se në çfarë procedure ta bëjë ratifikimin e saj.

 

Ka dy rrugë kushtetuese nëpërmjet të cilave bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan sot «Koha Ditore».

E para është nëpërmjet votimit në Kuvend. Pa votën “për” të dy të tretave të deputetëve nuk mund të fuqizohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin.

Por ka marrëveshje për një listë çështjesh tjera e ku nuk hyn territori, të cilat ratifikohen pas nënshkrimit nga presidenti i Republikës.