Në Trudë të Prishtinës hajnat përdorën armë për të frikësuar pronarin

Në fshatin Trudë të Prishtinë dy ditë më parë hajnat ishin futur në një shtëpi dhe pasi ishin hetuar nga pronari i saj, ata kishin përdorur armë për ta frikësuar.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më 13 qershor rreth orës 22:10, sipas denoncimit të djeshëm të viktimës mashkull, K/Shqiptar, dy persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe pasi janë vërejtur nga pronari, të njëjtit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, thotë raporti.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.