Në Tearcë, ku vendoset për Qeverinë e Maqedonisë, në votime kanë dalë edhe pleqtë

Në rivotimet në Komunën e Tearcës në Tetovë vendoset fati i Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë. Deri më tani votimi ka shkuar pa probleme të spikatura. Dalja në votime është e mbresëlënëse.




Jozyrtarisht mësohet se deri në 400 persona kanë dalë të votojnë në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, ku do sot po përsëriten zgjedhjet, të cilat u shpallën të pavlefshme nga Gjykata Administrative e Maqedonisë.

Në këtë vendvotim vërehet një interesim i madh i mediave; duken përforcime të forcave policore, prani e theksuar e vëzhguesve partiakë dhe atyre të organizatave joqeveritare. Situata në përgjithësi paraqitet e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Problemi i vetëm që është paraqitur është ai i orëve të mëngjesit, kur për një çast nuk ka funksionuar llambat ultravioletë për kontrollimin, përkatësisht pamundësimin e votimit të rremë, të shumfishtë. Por, nga Komisioni Komunal janë sjellë dy llampa të reja dhe pas 20 minutave vonesë votimi ka vazhduar normalisht. az

Rrugës për në Tearcë.
Një vendvotim.
Mediat janë aty.