Në takimin Kosovë – Shqipëri mungojnë ministrat serbë të Qeverisë kosovare

Mbledhja e tretë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet, të enjten, më 3 qershor 2016, në orën 11:20, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare.




Koha.net ka siguruar rendin e ditës të takimit të dy qeverive. Sipas asaj që shihet i rendi i ditës dhe emrat e folësve, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nuk merr pjesë asnjëri nga ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës.

Takimi ndërqeveritar ka paraparë shqyrtimin e 10 pikave të rendit të ditës.

Në pikën e parë përfshihet hapja e mbledhjes ndërqeveritare: Fjala e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Shqipërisë Edi Rama.

Pastaj, në pikën 2 Isa Mustafa i jep fjalën ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe më pas zëvendësministrit i Punëve të Jashtme Kosovës, Petrit Selimi .

Edi Rama, në pikën 3 ia jep fjalën ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Hykmete Bajrami, e më pas kolegut të saj shqiptar Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim.

Në pikën 4, Isa Mustafa i jep fjalën ministrit shqiptar të Financave Arben Ahmetaj, pas tij homologut kosovar Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore.

Edi Rama, në pikën 5 të rendit të i jep fjalën ministrit kosovar të Financave Avdullah Hoti, më pas ministrit shqiptar Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshjen për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese. (1-2 min secili).

Isa Mustafa, në pikën 6 ai jep fjalën ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito e më pas atij kosovar Mahir Yagcilar për të prezantuar «Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik» .)

Në pikën 7 Edi Rama ia jep fjalën zëvendësministrit kosovar të Administratës së Pushtetit Lokal Bajram Gecajt e më pas, pas ministre shqiptare të Integrimit Evropian Klajda Gjosha, për të prezantuar «Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Isa Mustafa, në pikën 8 ia jep fjalën ministrit shqiptar të Mjedisit Lefter Koka e më pas homologut kosovar Ferid Agani, për të prezantuar «Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë» .

Edi Rama, në pikën 9 ia jep fjalën ministrit kosovar Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci pasuar nga kolegu i tij shqiptar Damian Gjiknuri për të prezantuar «Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë».

Në pikën 10, të fundit është paraparë fjala përfundimtare kryeministrit Mustafa e pasuar nga ajo e kryeministrit Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, të Dytë dhe të Tretë të Qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministrat e dy vendeve mbajnë një konferencë për medie.