Në Siri vritet tai-boksieri Valdet Gashi




Vldet Gashi ka shtatë muaj që i është bashkuar IS-it në Siri. Tani vëllai i tij për televizionin zviceran ka njoftuar se ai ka vdekur.

«Valdet Gashi dëshironte të ndihmonte në ngritjen e kalifatit», raporton portali «20 Minuten». Ndërsa sot, duke u thirrur në formatin «Rundschau» të televizionit zviceran, ka njoftuar se ai ka vdekur para një jave e gjysmë – të shtunën e kaluar. Televizioni nga ana e tij i referohet një postimi në Facebook të vëllait të Valdet Gashit.

Gashi është i njohur si kampion botëror në tai-boks. Ai para disa muajsh kishte ngritur një shkollë të sporteve luftarake në Winterthur. Teknika që stërvitej aty njihet me emrin MMA, ajo vlente vetëm për burra dhe lufta bëhej sipas regullave të islamit. Në Siri Gashi kishte marrë me vete edhe tre nxënës së shkollës së tij.

Valdet Gashi vet nuk paska shkuar si luftëtar në Siri, por si ndihmës, citon media. Për më tepër, në një intervistë për «20 Minuten» ai ka thënë se është i angazhuar si roje kufiri kundër kontrabandistëve dhe spiunëve, përkujton media. Valdet Gashi ishte 29 vjeç dhe kishte dy vajza.Vldet Gashi ka shtatë muaj që i është bashkuar IS-it në Siri. Tani vëllai i tij për televizionin zviceran ka njoftuar se ai ka vdekur.

«Valdet Gashi dëshironte të ndihmonte në ngritjen e kalifatit», raporton portali «20 Minuten». Ndërsa sot, duke u thirrur në formatin «Rundschau» të televizionit zviceran, ka njoftuar se ai ka vdekur para një jave e gjysmë – të shtunën e kaluar. Televizioni nga ana e tij i referohet një postimi në Facebook të vëllait të Valdet Gashit.

Gashi është i njohur si kampion botëror në tai-boks. Ai para disa muajsh kishte ngritur një shkollë të sporteve luftarake në Winterthur. Teknika që stërvitej aty njihet me emrin MMA, ajo vlente vetëm për burra dhe lufta bëhej sipas regullave të islamit. Në Siri Gashi kishte marrë me vete edhe tre nxënës së shkollës së tij.

Valdet Gashi vet nuk paska shkuar si luftëtar në Siri, por si ndihmës, citon media. Për më tepër, në një intervistë për «20 Minuten» ai ka thënë se është i angazhuar si roje kufiri kundër kontrabandistëve dhe spiunëve, përkujton media. Valdet Gashi ishte 29 vjeç dhe kishte dy vajza.