Në shtëpinë e blerë nga një serb në Klinë gjenden shumë armë

Polica e Kosovës njofton se në oborrin e një shtëpie serbi të blerë nga një shqiptar në Klinë janë gjetur shumë armë: granata, pushkë e fishekë.




Në raportin e vet ditor Policia e Kosovës, ka njoftuar se, transmeton Koha.net, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka blerë një shtëpi nga një mashkull K/Serb dhe me kërkesën e ankuesit nga ana e FSK-së është bërë kontrollimi i oborrit të shtëpisë pasi që kishte dyshime se mund të kishte lëndë shpërthyese.

Gjatë kontrollit me eskavator në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar nga FSK-ja 11 copë granata dore, 1 AK/47 me 9 karikatorë, 470 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kompetent.