Në shekullin 21, në Viti u duhet të ecin me kilometra për ujë të pijes




Banorët e një banese kolektive në Viti janë në hall, pasi për një kohë të gjatë atyre iu duhet të ecin me kilometra për ta siguruar ujin.

 

E për këtë, banorët ia hedhin fajin komunës, pasi sipas tyre, kjo e fundit nuk iu ka dalë në ndihmë, raporton KTV.

Sadie Ismaili që banon në katin e pestë të kësaj banese, të cilën ia kishte dhënë komuna para dy vjetësh, thotë se është lodhur duke bartur ujë çdo ditë.

Në këtë ndërtesë jeton edhe një banore, e cila është e sëmurë dhe nuk mund të lëvizë pa ndihmën e dikujt, e lëre më të sigurojë ujë.

Ajo bën apel te kompetentët që ta rregullojnë këtë problem.

Zyrtarët komunalë kanë thënë që janë të informuar me këtë problem dhe sipas tyre, krejt kjo ka ardhur si pasojë se kompania e ujësjellësit rajonal ‘Hidromorava’ nuk ka pasur kapacitet të mjaftueshëm të ujit.

Sylejmani premton që shumë shpejt ky problem i këtyre banorëve do të zgjidhet.