Në Prizren u kërkua dorëheqja e Mujës dhe dy ministrave

Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot në qytetin e Prizrenit, me kërkesën për përgjegjësi për vdekjen e vajzës së vogël Xheneta Gashi para pak ditësh në Qendrën Historike të Prizrenit.

Në këtë protestë folën personalitete të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kujtim Shalës, ministër i Kulturës, dhe Ferid Aganit, Ministër i Ambientit.

Qytetarët, përmes një aksioni simbolik në rrugën «Marin Barleti», kanë lënë edhe vizatime dhe gjëra tjera nëpër gypat e kanalizimit të vendosur pranë shtëpive të vjetra të Qendrës Historike të Prizrenit.