Në pritje

Kam pritur – si shkëmbi,
si yll skaj horizontit – në pikëllim,
vite me radhë...

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja-
aty i përtyp ditët e mia të gastarta...

Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s’do të mund të qesh si flladi i pranverës.

Të vdes – nga gëzimi,
do të mundem!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU