Në Preshevë sot më pak refugjatë




Sot në Preshevë kanë arritur më pak refugjatë se sa gjatë ditëve të shkuara. Mediet serbe njoftojnë, transmeton Koha.net, se refugjatët që kalonin kufirin nga pjesa maqedonase nuk prisnin fare për t’u vendosur në qendrat pritëse.

 

Me këtë pakësim të numrit të refugjatëve janë habitur edhe vendësit e edhe zyrtarët që merren me sistemimin e tyre.

Në Preshevë që nga dje kanë arritur vetëm 2000 refugjatë.

Mendohet se pakësimi i numrit të refugjatëve është bërë për shkak të procedurave të stërzgjatura kufitare në kufirin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Nëpër Preshevë shpesh kanë kaluar edhe mbi nga 10 mijë refugjatë.