Në Përpellac të Podujevës asgjësohet një mjet shpërthyes

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje, një person, mashkull, shqiptar i Kosovës, kishte njoftuar për një mjet të dyshimtë, të pashpërthyer në pyll të Përpellacit.

Përpellaci është në kufi me Serbinë, transmeton Koha.net.

Raporti saktëson se policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitin për dominim të KFOR-it. Këta të fundit kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.