Në Mynih disa viktima shqiptare

Një ditë pas sulmit në Mynih mësohet diçka më shumë edhe për viktimat. Ndër të lënduarit janë edhe disa fëmijë. Raporton gazeta zvicerane 20 Minuten duke iu referuar edhe mediave shqiptare.

Ilustrimi: vlasque / Schutterstock.com

Një shqiptar 14 vjeç kishte qëlluar në qendrën tregtare në kohën e gjuajtjes. Ai thuhet të jetë lënduar rëndë në fyt dhe gjindet në rrezik për jetën. Shefi i klinikës në afërsi të vendit të ngjarjes i ka konfirmuar televizionit RTL se aty janë hospitalizuar edhe fëmijë. Ata pjesërisht kanë pasur lëndime të rrezikshme për jetën.

Një kosovar i ri e kërkonte në rrjetet sociale motrën e tij. Ajo mendohet të ketë qenë gjithashtu në qendrën tregtare dhe pas sulmit ka qenë në spital. Më pas kosovari i ri u lajmërua se motra e tij ka vdekur. Thuhet të ketë vdekur edhe një shoqe e vajzës, e transmeton 20 Minutenmedien shqiptare lajmi.net.

Një baba tjetër shqiptar, përsëri sipas gazetave shqiptare, shkruan për djalin e tij të vdekur. Shefi i policisë ka konfirmuar se ndër nëtë të vrarët ka edhe të rinj. Ka edhe fëmijë të lënduar. Tre mendohet se janë në gjendje më të rëndë, kurse 13 kanë lëndime më të lehta.

Policia e Mynihut ka ngritur një qendër të informacionit. Ndërsa në rrjetet sociale të afërmit janë duke i ngushëlluar të prekurit nga sulmi në qendrën tregtare në Mynih. ks