Në mjegull

Foto: Shutterstock



Sa çudi të endesh në mjegull!
Çdo gur e kaçube në vetmi,
Asnjë dru s’i sheh drurët e tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenë
Kur jeta kish dritë ende;
Tani që kaq mjegull ka rënë
Asnjërin s’e shoh as më sheh.

I mençur nuk është, pa fjalë,
Ai që terrin s’kupton,
Se si fshehtësisht e ngadalë
Nga gjithçka e veçon.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Jeta bëhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Përktheu: Petraq KOLEVICA