Në mesin e terroristëve të dëbuar nga Italia, edhe shtetas nga Kosova




Ministria e Brendshme italiane ka publikuar statistikat e fundit mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në Itali, shkruan sot Koha Ditore.

Publikimi i statistikave është bërë në kuadër të 14-vjetorit të atentatit të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Sipas statistikave të publikuara, prej janarit të 2015-s e deri më sot janë dëbuar nga territori italian 45 persona, me kombësi të ndryshme e rezidentë prej vitesh në Itali, të konsideruar të rrezikshëm e në lidhje me aktivitetin e terrorizmin ndërkombëtar islamik.

Mes tyre janë dhe disa shtetas nga Shqipëria e Kosova, rastet e të cilëve janë publikuar dhe në mediet italiane.

Në janar të 2015-s, nën firmën e ministrit të Brendshëm italian u dëbua nga Komuna e Pozaglios, në provincën e Cremonës ku jetonte prej disa kohësh, 22- vjeçari nga Kosova, Resim Kastrati me emër lufte Obeidullah.