Në liqen

Marr jetë e vrull e gjak të ri
Nga bota pa mbarim,
Natyra ç’gaz e ç’lumturi
M’i fali gjoksit tim.
Lëkundet lundra përmbi valë,
Lopata ujin rreh,
Edhe na dalin ne përballë
Malet me mjegull, re!

Sy, or sy, përdhe ç’shikoni?
Ëndrra të arta mos kërkoni?
Ëndërr pa largomu, ti,
Dhe këtu ka dashuri!

Ndrijnë përmbi valë
Yjet plot me dritë,
Mjegulla dalngadalë
Po fsheh largësitë.
Flladi mëngjezor
Fryn përmbi liqen,
Pasqyron, pa zor,
Frutin që shkëlqen!

Johann Wolfgang von Goethe

E përktheu: P. Jorgoni

Marr jetë e vrull e gjak të ri
Nga bota pa mbarim,
Natyra ç’gaz e ç’lumturi
M’i fali gjoksit tim.
Lëkundet lundra përmbi valë,
Lopata ujin rreh,
Edhe na dalin ne përballë
Malet me mjegull, re!

Sy, or sy, përdhe ç’shikoni?
Ëndrra të arta mos kërkoni?
Ëndërr pa largomu, ti,
Dhe këtu ka dashuri!

Ndrijnë përmbi valë
Yjet plot me dritë,
Mjegulla dalngadalë
Po fsheh largësitë.
Flladi mëngjezor
Fryn përmbi liqen,
Pasqyron, pa zor,
Frutin që shkëlqen!

Johann Wolfgang von Goethe

E përktheu: P. Jorgoni

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU