Në Kosovën e viteve 70-të prapa mureve të gurta

Në vitet 1974-1975, antropologia norvegjeze qëndroi në fshatin Isniq të Kosovës perëndimore, duke u bërë njëra nga studiueset e para të huaja që bëri kërkime antropologjike në terren. Tezën e saj e titulloi «Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës». Në atë kohë për shqiptarët diçka kishte filluar të ndryshonte.

Nga Ylberza HALILI*

Ishte viti 1969 kur antropologia norvegjeze Berit Backer për herë të parë shkeli në tokën e Shqipërisë. E intriguar nga kultura dhe sistemi politik i këtij vendi vendosi që hulumtimet e saj në antropologji sociale t’ia kushtojë shqiptarëve. Mirëpo, në pamundësi që kërkimet e saj t’i bëjë në Shqipëri, ajo u detyrua të vinte në Kosovë. Në vitet 1974-1975 ajo qëndroi në fshatin Isniq të Kosovës perëndimore, duke u bërë njëra nga studiueset e para të huaja që bëri kërkime antropologjike në terren.

Puna e saj, që është paraqitur si tezë e masterit në Institutin e Antropologjisë Sociale në Universitetin e Oslos në prill të vitit 1979, u botua pas vdekjes me titullin «Behind Stone Walls: Changing Household Organization Among the Albanians of Kosova» (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës) (Pejë, 2003). Ky libër është unik, sepse fshati Isniq që gjendet në komunën e Deçanit, që ajo e përshkruan tërësisht, është një rast studimi që ofron një kuptim thelbësor të antropologjisë në përgjithësi. Nëntitulli i këtij libri tregon se në vitin kur u përpilua ai, për shqiptarët diçka kishte filluar të ndryshonte.

Berit Backer (1947-1993) ishte një mike e madhe e popullit shqiptar dhe gjatë viteve ‘80 u bë një aktiviste kryesore e të drejtave të njeriut, në veçanti në mbrojtjen e kauzës dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Në hyrje të tezës, «Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës», Berit Backer tregon për fillimin e punës së saj në fshatin Isniq, duke i përshkruar hollësisht vështirësitë që ajo si studente i kishte për t’iu përshtatur një situate të re me një popull dhe gjuhë të huaj, dhe, në të njëjtën kohë, kryerja e punëve të rënda të përditshme, tregon respektin që ajo kishte për fshatarët. Gjithashtu, në këtë studim na i shfaq edhe shumë nga pengesat e hasura gjatë qëndrimit të saj në fshat dhe vështirësitë që ajo kishte në grumbullimin e të dhënave për tezën e saj.

«Prapa mureve të gurta» është një studim sociologjik, apo më saktësisht, një studim social-antropologjik i shoqërisë tradicionale shqiptare. Përqendrohet, në veçanti, në formimin dhe evolucionin e mbajtjes së shtëpisë dhe strukturave familjare midis shqiptarëve të Kosovës dhe u shkrua në bazë të punës në terren të kryer nga vetë autorja. Antropologia norvegjeze ka pasur fatin e mirë që të depërtojë në kulturën shqiptare, që për të ishte shumë e huaj.

Deri në vitin 1970 kosovarët ishin të izoluar nga pjesa tjetër e Evropës dhe pavarësisht nga natyra e hapur e socializmit jugosllav, shoqëria e tyre tradicionale, sipas kësaj studiuese, nuk ishte prekur në ndonjë mënyrë të madhe nga ana e globalizimit.

Libri fillon me një kushtim drejtuar Hajrisë, Miradisë, Mirushës dhe Rabisë – vajzave që sipas autores tronditën fshatin duke shkuar në shkollë dhe ndahet në pesë kapituj: 1. Hyrja, 2. Isniqi: Një fshat dhe familjet e tij; 3. Duke supozuar rreth një të kaluare etnografike, 4. Lidhja e gjakut, qumështi dhe anëtarësimi në parti, dhe 5. Copa që thyhet një herë më nuk ngjitet. Kapitulli i dytë ofron një hyrje të përgjithshme të krahinës, fshatit dhe familjeve. Këta kapituj paraqesin rrethanat historike që sollën llojin e familjes të referuar në këtë libër si «familja patriarkale», strukturën shoqërore në të cilën kjo organizatë familjare bën pjesë, mënyrën se si ajo ka ndryshuar në vitet e mëvonshme, si dhe disa nga dilemat që këta njerëz hasin duke u përballur me faktin e të qenit pjesë e një shoqërie mbarë jugosllave.

Ndërsa problemet që shtrohen brenda këtyre kapitujve janë: modeli i organizimit familjar i lindur nga rregullat e banimit dhe angazhimit në Isniq, faktorët e brendshëm që ndikojnë në ndarjen e familjes, tendenca e dallimit për arsye ekonomike mes familjeve të vogla dhe të mëdha, si dhe familjeve të vogla të ditës së sotme që janë produkt i një zhvillimi historik etj.

Ajo që autorja diskuton në këtë libër është origjina, funksioni dhe zhvillimi i tipit të mëparshëm mbizotërues të familjes patriarkale në Isniq, që ishte tipike për gjithë rajonin. Ato mbajnë një strukturë të trashëguar farefisnore dhe të gjithë personat në fshat, përveç grave të martuara, janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes lidhjeve atërore. Kjo studiuese kishte qëllim që ta hetonte se çfarë roli kanë luajtur këto familje në një kontekst më të gjerë shoqëror dhe ekonomik dhe për të parë nëse ka pasur ndonjë ndryshim.

Kjo do të thotë se familjet e mëdha ende janë karakteristikë për këtë zonë, dhe se kanë qenë pjesërisht të riorganizuara për t’u përshtatur me kushtet e reja sociale dhe ekonomike. Në tërësi, ka një rënie të caktuar në madhësinë e këtyre njësive të cilat përbënin themelet e shoqërisë shqiptare të paraluftës. Analiza që bën kjo studiuese, mund të thuhet se ka dy dimensione – atë diakronike dhe atë sinkronike. E para është kryesisht një diskutim historik i rrethanave që krijoi tipin e institucionit të familjes në fjalë. Lloji i institucionit të familjes që u krijua, ishte produkt tipik i një strukture të huaj feudale dhe pushtuese, siç ishte regjimi turk, i cili kurrë nuk e mori kontrollin total të komuniteteve vendëse. Kjo ka rezultuar në një situatë ku familjet më të mëdha ishin më mirë në atë kohë, si në aspektin ekonomik, shoqëror dhe politik. Një njësi e madhe familjare do të thoshte fuqi, prestigj dhe ndikim. Si pasojë, një pjesë e shqetësimit të kësaj studiueseje ishte ndryshimi i madhësisë së familjes, e cila mund të shihet si një produkt i dy grupeve të faktorëve: demografisë dhe rregullave të jetesës. Backer kishte vërejtur se isniqasit nuk kishin tendencë të mburreshin me «familjet e mëdha.» Në të kundërtën ata kishin tendencë që t’i cilësonin si të vogla familjet e tyre.

«Organizimi familjar», «familja» dhe «shtëpia» në Isniq, thekson kjo studiuese, mund të shihen si sisteme të ndryshme që përfaqësojnë variacione mbi të njëjtën strukturë themelore – atë të familjes patriarkale.

Struktura shoqërore bazohet në komponentët e gjinisë dhe prejardhjes. Këtyre elementeve biologjike u jepet përmbajtja kulturore dhe janë riformuluar në koncepte sociale të gjakut dhe gjinisë. Rregullimet strukturore në një familje janë të urdhëruara në pajtim me këto koncepte sociale. Si koncepte abstrakte ato janë shumë të paqarta, por kur vihen në një kontekst shoqëror ato ngarkohen me kuptim. Ndarja gjinore përcakton personat me dhe pa të drejta në pasuri të përbashkët – burrat dhe gratë. Në nivelin shoqëror kjo manifestohet në sfera të ndryshme të ndërveprimit, private të femrave dhe publike të meshkujve. Këto fusha janë të ndara fizikisht.

Prejardhja i ndan gratë në grupe që i përkasin «gjakut» dhe atyre të «gjakut» të huaj, domethënë motrat dhe bijat kundrejt nënave dhe grave. Në anën mashkullore, prejardhja bën të mundur që të bëjë dallimin në mes të gjeneratave, si dhe për të përcaktuar shkallën e afërsisë mes meshkujve të të njëjtit brez. Në organizimin shoqëror kjo është manifestuar në ndarjen midis hiseve të  ndryshme brenda secilës shtëpi. Nga këto dy koncepte përftohet «struktura elementare» e familjes patriarkale – burrat, gratë e gjakut, dhe gratë e gjakut të huaj. Kjo strukturë themelore është e njëjtë – pavarësisht nga madhësia e familjes. Familjet e mëdha janë vetëm dyfishi i njësive më të vogla – të zgjeruara horizontalisht, por edhe vertikalisht. Kur mosha shtohet si elementi i tretë i strukturimit, personat të cilët janë në të njëjtën pozitë gjenealogjike mund të dallohen. Brenda sistemit të familjes statuset e përgjithshme janë formuar duke vepruar në grupe si babai / fëmijët; bashkëshorti / bashkëshortja etj.

«Prapa mureve të gurta» ofron një studim të hollësishëm për të gjithë të interesuarit në strukturat e shoqërisë tradicionale shqiptare dhe ballkanike. Ky libër mund të zbulojë shumë edhe për një gjuhëtar, i cili është në kërkim për origjinën e gjuhës dhe leksikun e fshatit Isniqit, ngase libri në fund ka një fjalorth të fjalëve që lidhen me organizmin familjar. Por, mesazhi më delikat është në lidhje me lëvizjen feministe, duke lënë të kuptohet se nuk duhet të jeni burrë që të keni pushtet për të shpëtuar botën mashkullore.

Teza e Berit Backer përbën një shembull të mirë të studimeve antropologjike mbi kulturën rurale dhe një kontribut të rëndësishëm për albanologjinë.

isniqi1

* Autorja punon në Degën e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës