Në Korenë e Veriut ka 28 faqe interneti

Korea e Veriut është një vend pothuajse offline. Internet kanë vetëm pak njerëz. Por, edhe ashtu nuk ke shçafrë ndjek në internet.

Foto: Pavel Ignatov / Shutterstock

Për shkak të një konfirgurimi të gabuar të serverëve, aktivistët nga bota e lirë kanë pasur për një moment qasje në internetin verio-korean. Me këtë rast ata kanë parë që pjesa e internetit verio-korean nuk ka ndonjë larmi. Me mbaresën «.kp» janë shfaqur gjithsejt 28 faqe interneti, e transmeton «20 Minuten» Cnet.com-in.

Ndër të tjera aktivistët kanë gjetur faqe për rezervimin e pushimeve, faqe lajmesh dhe të tilla me përmbajtje propagandistike. Në faqen Cooks.org.kp gjinden recepte të ndryshme për specialitete verio-koreane, si supë orizi, apo ëmbëlsira orizi. Ka edhe ndonjë faqe për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Piongjang dhe për turizmin e Koresë Veriore.

Në internetin global në Korenë e Veriut kanë qasje vetëm pak njerëz. Sipas Vox.com aty mund të kyqen vetën persona të priviligjuar, që, sipas disa vlerësimeve numri i tyre shkon në disa mijëra. Dhe, shumica prej tyre janë kuadro të qeverisë. ks