Në Komunën e Prishtinës u hapën 220 vende të reja të punës

Në Komunën e Prishtinës u hapën 220 vende të reja të punës falë marrëveshjes që Komuna e Prishtinës nënshkroi me IQ – to – Link.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se synim strategjik i Komunës së Prishtinës është që ajo të shndërrohet në qendër të shërbimeve «out – source». Ai tha se do t’u krijohen kushte edhe kompanive të tjera që janë të interesuara për nënkontraktimin e shërbimeve pasi që në Komunën e Prishtinës ekziston një potencial i madh i të rinjve që do të punësoheshin në këto kompani.

Ky projekt ka të bëjë me një qendër të thirrjeve për kompaninë e njohur ndërkombëtare Deutsche Post DHL group, ndërsa Komuna e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Banesore i ka ofruar kushtet që kjo kompani t’i hap këto vende të punës në Prishtinë, e jo në ndonjë vend tjetër të regjionit.

Në fazat e ardhshme pritet edhe rritja e numrit të punësuarve në kompaninë IQ – to – Link.