Në katundin Isniq

Një nga një i zbathëm këpucët,
mikpritësit na i shtrënguan duart
kurse qielli këndonte rreth nesh,
Në livadhe sofra e shtruar
ç’të dëshirosh në të.
E rreth saj mikpritësit e mysafirët –
Ndërsa një plak i binte lahutës,
kujtonte të lashtat kohëra
të prekshmet kujtime –
e tingujt thyheshin në brigje.
Ish mbrëmje, e unë dija
vetëm një fjalë shqip:
Mirëdita.
Ashtu thashë s’e vërejti kush gabimin
se për ne ajo mbrëmje
ish mëngjesi më i bukur në zemër.

(Deçan, 1969)

* Giacomo Scotti është autor italian. U lind në fshatin Savian, afër Napolit, më 1 XII. 1928, kurse nga viti 1947 jeton dhe punon në Rijekë. Poezia e mësipërme është marrë nga vëllimi «Pa tokë pa lot», botoi Rilindja, Prishtinë, 1979.


                
                

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU