Në Junik 178 mililitra shi në metër katror

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi sot për sasinë e reshjeve të shiut të regjistruara në rrjetin e saj në disa qendra të Kosovës.




Sipas këtij raporti, Juniku prin për sasinë e të reshurave të shiut në një metër katror. Në këtë qytet janë regjistruar 178 mililitra në një metër katror, ndërsa ndiqet nga Prizreni, ku janë regjistruar 130 mm(l/m2), pastaj vijnë Ferizaj 94, Prishtina 93, Peja 91, Gjilani 82 dhe Mitrovica 46 mm(l/m2), transmeton Koha.net.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk saktëson se për cilën periudhë kohore vlen matja.