Në Gjykatën e Mitrovicës sot seanca e paraburgimit për Xhemshit Krasniqin

Prishtinë, 7 tetor - Dje Policia e Kosovës (PK) ka ekzekutuar një letër rreshtim (urdhër arrest) kundër Xhemshit Krasniqit, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.




Letër rreshtimi rrjedh nga një hetim i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e EULEX-it (NJHKL), nga viti 2009, nën udhëheqjen e PSRK-së, transmeton koha.net.

Bëhet e ditur nga Zyra e kryeprokurorit të Shtetit se i dyshuari do të paraqitet sot në ora 14:30 para gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për seancën e paraburgimit.