Në Gjilan u hap Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta

Gjilan,2 shtator- Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta (QEFNV) është hapur të hënën në Gjilan. Drejtoresha e qendrës, Shpresa Sejdiu, ka thënë se me të synohet ofrimi i kushteve më të mira për fëmijë me nevoja të veçanta.

“Prioritet e kemi evidentimin dhe regjistrimin e të gjithë personave me nevoja të veçanta në çdo pjesë të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, qasje të drejtë në qendrën tonë do të ketë çdo person me aftësi të kufizuara pa dallim moshe, gjinie, kombi apo race, gjithashtu do të fokusomi që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet komunale për mirëqenie e sociale dhe çfarëdo qendre dhe organizata që merren me aktivitete për mirëqenie të këtyre personave”, ka thënë Sejdiu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kurse drejtori i Mirëqenies Sociale, Mursel Zymberi, tha se është shumë e nevojshme hapja e kësaj qendre dhe se do ta ketë përkrahjen e plotë të institucioneve komunale. Mbështetje kësaj qendre i ofroi edhe Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan. Ai tha se Policia do të jetë në shërbim të qendrës sa herë që shtrohet një nevojë e tillë.