Në Gjermani gjendet i vdekur nga djegia një refugjat

Një refugjat është gjetur i vdekur në një apartament të djegur në shtëpinë e refugjatëve në Saalfeld të Gjermanisë, raporton KTV.




Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk dihet, dhe deri tani nuk ka dëshmi për përfshirje të dikujt nga jashtë, ka thënë një zëdhënës i policisë. Ai ka shtuar se policia është duke i zhvilluar hetimet, transmeton Koha.net.

Trupi i pajetë i mashkullit u gjet pasi zjarrfikësit e shuan zjarrin, kurse shkaku i vdekjes së tij do të dihet pas autopsisë. Sulmet kundër shtëpive të refugjatëve janë shtuar muajve të fundit në Gjermani. Zakonisht ndërtesave u vihet zjarri. Mirëpo deri tani nga këto sulme nuk ka pasur viktima, përveç disa lëndimeve dhe dëmeve materiale.