Në Gjakovë, me nderime të larta, u varros akademik Pajazit Nushi

Me nderime të larta sot në Gjakovë, në orën 17:00, është varrosur intelektuali, akademiku, dijetari dhe veprimtari i shquar Prof. Dr. Pajazit Nushi, njofton kumtesa komunale.

Në përkujdesjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është organizuar e gjithë ceremonia e varrimit, kurse në mbledhjen komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Akademikut Pajazit Nushi, kanë marrë pjesë qindra qytetarë, intelektualë, profesorë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, miq dhe bashkëpunëtorë!

Në fjalën e rastit, kryetarja Mimoza Kusari Lila, e ka vlerësuar figurën e akademik Pajazit Nushit si një mendje ndritur që i ka bërë nder Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve!

«Sot, profesori i nderuar po kthehet përjetësisht në Gjakovën e tij, pranë malësisë së Gjakovës që e donte shumë, vendin ku kaloi çastet më të bukura të fëmirisë, ku takoi trima e patriot, ku u inspirua atdhetarisht nga guximi i dajës së tij dhe ku frymoi ajrin e pastër të malësisë që i duhej shumë. Gjakova e quajti «Gjakovar të Ndritur», vitin e kaluar jo rastësisht sa e kishim ende pranë, i treguam se ishte i ndritur për ne, se emëri i tij na bëri nder, na dhuroi krenari dhe përforcoi mendimin që Gjakova është vendi që dhuron intelektual dhe mendjet e ndritura», tha ndër të tjera Kryetarja Mimoza Kusari – Lila!

Në emër të intelektualëve të Gjakovës, ngushëllime familjes Nushi i shprehu intelektuali dhe profesori Ruzhdi Sefa, ndërsa bashkëveprimtari prof. Neki Juniku ka theksuar se Nushi ishte një personalitet i vyeshëm dhe i përkushtuar që ka treguar se si duhet punuar dhe sakrifikuar për kombin dhe vendin e vet.
Në emër të KMDLNJ-së , ngushëllime ka shprehur Lirije Osamani, ku ka folur për veprimtarin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe figurën komplekse të akademik Pajazit Nushit.

Ndërkaq në emër të familjes Nushi, organizatorët dhe gjithë të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar Myhedin Nushi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.