‹Në dyqanin tim ndihem e lirë›

Ajo u pushua nga puna, një punë të re nuk po gjente, e padëshiruar si qiramarrëse – Ilahije Asani është mbuluar nga koka te këmbët. Myslimanja tani ka hapur një biznes të vetin në Bernë dhe shet modë islame. Dhe: për herë të parë në jetën e saj ndihet e lirë.

Nga Tobias MARTI

Gruaja me havale flet gjermanishten e Bernës. «Në fillim të gjithë më drejtohen në gjermanishten letrare», rrëfen ajo. Ilahije Asanit i duket vetëm fytyra dhe duart. Ajo mban një fustan deri në tokë. Pranë i qëndron burri i saj, Ramadani – ai mban mjekër. Asanët janë shqiptarë nga Maqedonia dhe myslimanë.

Jo edhe aq për trup, që nuk shihet tejpërtej, pa pjesë të zhveshura: Çifti nga nëntori mban në Bernë Ausserholligen butikun Hijab Asani, një qyqan të modës islame. Hixhab është emri arab për këtë lloj të shamive, kurse fustani që shkon nga qafa deri te këmbët quhet Abaya. Dyqani i ofron të dyja këto petka në të gjitha ngjyrat dhe modelet.

Një marrëveshje me qytetin e Bernës

Për aq sa është i informuar çifti, në Zvicër nuk ka një dyqan të dytë si ky i tyre, thonë krenarë Asanët. Shumica e klieneteve të tyre janë myslimane. Kryesisht nga regjioni i Bernës, disa nga më larg – si për shembull nga Biel-i. Dy herë në vit Asanët udhëtojnë për furnizim te fabrikat e tekstilit në Stamboll. Këto tesha, sikurse të gjitha myslimanet e tjera këtu, përpara ajo i ka porositur përmes internetit, rrëfen Ilahije Asani: ‹Por ato rallë rrinin tamam›. Dhe erdhi një kohë, kur 36-vjeçares nuk i rrinte edhe shumëçka tjetër. Ajo ka punuar për dhjetë vite në një azil pleqësh në Seeland. Deri sa ishte shtatzënë me fëmjën e tretë, mori vendim që që nga ai moment edhe në punë të shkonte me shami. Deri atëherë në punë kishte shkuar pa shami. Punëdhënësi kishte qenë i detyruar ta pranonte këtë pa vullnetin e tij. Por, kur ajo kishte vazhduar edhe pas shtatzënisë të shfaqet me shami, ishte gjendur përpara alternativës: Punën apo shaminë. Ilahije Asani zgjodhi të dytën dhe u pushua nga puna. ‹Zyrtarisht u dhanë të tjera arsye›, thotë ajo.

Ilahije Asani ngeli e papunë dhe s’kishte shanse të gjentë një të tillë. ‹Askush nuk donte të angazhonte një grua me havale›, thot ajo. Atëherë i kishte shkuar ndërmend kjo puna e dyqanit. Por, shamia iu bë përsëri një hendikep. ‹Çfarë dyqani dëshironi të hapni? Petka për myslimanë? Jo, këtë nuk e duam› Këto ishin fjalët që dëgjonte kur kërkonte një sipërfaqe për dyqanin. Gjith kohës vetëm refuzime, deri sa e zbuluan një zdrukthtari që kishte nevojë për renovim në Freiburgerstrasse. Objekti i takonte qyetit të Bernës, dhe ai ishte i gatshëm për një marrëveshje. Ramadan Asani, një parapunëtor në ndërtimtari, i renovoi hapësirat sipas mendimit dhe buxhetit të vet. Në shkëmbim, Qyteti i Bernës ua përshtati qiranë dhe i garantoi çiftit se aty mund të qëndronin së paku pesë vite.

‹Ne jemi të integruar›

Në mur qëndron një fotografi me ngjyra e Mekës. ‹Në dyqanin tim ndihem e lirë›, thotë Ilahije Asani. Për herë të parë në jetën e saj, ajo mund ta ushtrojë fenë edhe në punë. Ajo falet pesë herë në ditë dhe në muajin e ramazanit agjëron. ‹Kështu ndihem mirë›, pohon ajo. Asanët e njohin veten për njerëz që praktikojnë Islamin. ‹Por ne jemi të integruar.› Fundja ata i binden ligjit zviceran, paguajnë tatim, e akceptojnë shtetin e së drejtës dhe e flasin gjuhën e vendit. Feja është çështje e tyre private. ‹Secili të veten›, thotë Ramadan Asani. Një shami kushton ndërmjet 10 dhe 15 frangave, fustani mes 30 dhe 100 frangave: ‹Ne nuk e mbajmë dyqanin për shkak të parasë›, thotë Ilahije Asani. Ajo dëshiron t’u ndihmojë myslimaneve të tjera. Asanët kanë edhe klientë që nuk janë myslimanë. Ata kryesisht vijnë për të përshtatur tesha të tjera për një çmim prej 10 frangave – kurgjë. Tani Asanët njëherë duan të shohin si do t’u ecë puna. Ëndërra e tyre është që një ditë të kenë një zinxhir dyqanesh me modë myslimane, thonë gruaja me shami dhe buri me mjekër – në gjermanishten e Bernës. ks

Në foto: Veshjet që shet butiku i Asanëve

 «Berner Zeitung», 09.06.2015Ajo u pushua nga puna, një punë të re nuk po gjente, e padëshiruar si qiramarrëse – Ilahije Asani është mbuluar nga koka te këmbët. Myslimanja tani ka hapur një biznes të vetin në Bernë dhe shet modë islame. Dhe: për herë të parë në jetën e saj ndihet e lirë.

 «Berner Zeitung», 09.06.2015