Në Drenoc përurohen dy projekte në bashkëfinancim me BE-në

Drenoc/Rahovec, 1 shtator – Dy fusha sportive dhe hapësira e gjelbër në oborrin e shkollës fillore «Vëllezërit Frashëri», investim i komunës me BE-në në fshatin Drenoc janë përuruar të hënën.

Shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për ndërtimin e oborrit të ri dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe falënderoi për bashkëpunimin e mirë që ka Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me Komunën e Rahovecit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq kryetari Idriz Vehapi tha se së bashku me partnerët e Komunës, Bashkimin Evropian, përmes programit «Kosova e Bukur II», janë realizuar dy projekte në vlerë prej 115 mijë eurosh. Ai premtoi se projekte të ngjashme do të ketë edhe në lokalitete të tjera në Komunën e Rahovecit.