Në Ditën e Kulturës Shqiptare u demantuan paragjykimet

FDP-ja e Bütschwil-it, pas disa përvojave me ditë të kulturës së emigrantëve, të dielën kishte përfaqësuesit e kulturës shqiptare. Organizimi tërhoqi 350 persona të cilët u shërbyen me ushqime, pije dhe prezantime të tjera.

Nga Michael HUG

Bütschwil

Këtu të shkon lëngu nga goja: ‹qofte, pite me kallamoq, sallatë me lakër dhe djath të bardhë›. Një pjatë me specialitete nga jugu i Ballkanit. Kurora ishte deserti: ‹syltiash me petulla të mbushura me mjalt›. Dhe çmimi: vetëm 15 franga. Në tavolina të shërbyera nga burra të sjallshëm të FDP-së së Butschwil-it. Mungonte vetëm një birrë e mirë shqiptare ose verë e bardhë nga Berati. Por birra dhe vera nuk bëjnë pjesë në produktet që eksporton Shqipëria – ndonëse që të dyja i prodhon me cilësi të mirë. Çfarë kishte – ishte ‹Skopso›, një birrë nga Maqedonia e cila ia ka dalë në menynë e Ditës së Kulturës Shqiptare.

Shumë shqiptarë jetojnë gjithandej

Alkoholi në rrethin kulturor të shqiptarëve nuk luan ndonjë rol. Ky është paragjykimi i parë që shkon, kur sheh si festojnë shqiptarët. Paragjykimi i dytë është: Shqiptarët vijnë nga Shqipëria. Në fakt një e treta e gjashtë milion shqiptarëve jeton në Kosovë, në Maqedoni ose edhe në Serbi. Nga këto vende vijnë edhe shumica e këtyre emigrantëve në Zvicër: rreth 200’000.

Luftërat e viteve të 90-ta i shtynë ata nga Europa e mesme, diçka që shqiptarëve të ‹vërtetë› nuk iu lejua, sepse Shqipëria nuk u përfshi kurrë në këto luftëra ballkanike. Dhe sot shqiptaret dhe shqiptarët nuk kanë ende mundësi të emigrojnë, sepse vendi i tyre nuk është anëtar i UE-së dhe kështu nuk përfiton nga Lëvizja e Lirë e Personave.

Në dyert e Europës

Këto njohje u sollën me rastin e Ditës së Kuturës Shiptare. Referentë si Rolf Alther, president i Shoqërisë Zvicër-Shqipëri me banim në Durrës dhe Albert Ramaj nga Instituti Shqiptar i St. Gallen-it folën për historinë dhe ekonominë e Shqipërisë. I pari pohon se ‹Shqipëria i mirëpret investimet nga hapësira europiane. Rrogat atje janë të ulëta dhe rrugët që duhet kaluar – të shkurtëra.› Atëherë përse duhet investuar në një fabrikë tekstili në Kinë, Shqipëria ofron çmime më të ulëta dhe është para dyerve të Europës, thotë Alther. Arlert Ramaj në ekskursin e tij historik, ndër të tjera përkujtoi një jubile aktual: ‹Më 1515-tën ndodhi beteja e Marignanos. Në anën e francezëve luftonin edhe mercenarë shqiptarë.› Dhe: ‹Shqipëria ka një hero kombëtar, i cili quhet Gjergj Skënderbe.›

Brenda ishte më fllad

Në organizimin e ngjarjes kishishte ndihmuar edhe Shoqata e Nënave nga Sirnach-u. Gratë e shoqatës ishin kujdesur për ushqimin. Për argëtimin e 350 mysafirëve u paraqitën dy grupe vallëzimi – të rritur dhe fëmijë – të ansamblit të valleve Arbëresha. Për herë të parë kjo nuk e tërhoqi publikun përjashta, pavarësisht motit të mirë që zotëronte. Njerëzit qëndruan në sallë, sepse brenda ishte thjesht më fllad. ks

St. Galler Tagblatt, 09.06.2015FDP-ja e Bütschwil-it, pas disa përvojave me ditë të kulturës së emigrantëve, të dielën kishte përfaqësuesit e kulturës shqiptare. Organizimi tërhoqi 350 persona të cilët u shërbyen me ushqime, pije dhe prezantime të tjera.

St. Galler Tagblatt, 09.06.2015