Në depresion




Në thellësitë e depresionit tim njoha botën e pashpresë
Dhe ngjyra e errët, si dita e ndarë me re nga dielli
Dhe dëgjova: «Kjo do të jetë për ty»
«Asgjë më të mirë nuk meritove»
Atëbotë fillova të thërras:
Mbret i Dritës merrmë në gjirin tënd!
Dhurues i Mëshirës merrmë në përqafim!

Amon, Zeus, Jehove
Lermë të hyjë në korin tënd!

Nuk mund të marr frymë pa Ty
Diell i Drejtësisë!

Nuk mund të eci pa Ty
Diell kujtesës!

Nuk mund të vrapoj pa Ty
Diell i Këshillës së Mirë!

Atëbotë mendova se zbulova botën
Çfarë është në të vërtetë

Dhe mëshirova njerëzit sepse
e ngushëllojnë vetveten me përralla

Nga librat e krijuara kaherë
mijëra vite më parë

Përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja