Në çastin e fundit

Nazim Hikmet, poet turk.



Në çastin e fundit kam edhe disa punë për t’i kryer,
në çastin e fundit.
E shpëtova gazelën nga gjahtari,
por ajo ende është e zalisur, ende s’ka ardhur në vete.
Vjela një portokall nga dega,
por ai ende nuk është qëruar.
I njoh yjet,
por ende nuk dihet numri i tyre.
Mbusha ujë në krua,
por ai nuk u dhurua në gota.
Trëndafilat u vendosën në tepsi,
vazot e gurit ende janë të pagdhendura.
Me dashuri s’jam ngirë ende.
Në çastin e fundit kam edhe disa punë për t’i kryer,
në çastin e fundit.

Qershor 1959

Përktheu: Enver Robelli