Në brigjet e Bistricës

Nën këmbët e saj
kridhet Bistrica.
Uji i kthjellët këndonte,
e bukura vajzë heshtte
E ishin të mrekullueshëm
si lumi si vajza.
Ishin aq ngacmues
sa të qash:
se uji u buzëqeshte të gjithëve,
se Eva s’ishte imja.
Vajza me ëndje lëpinte akulloren,
e unë shkrihesha.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU