Në brigjet e Bistricës




Nën këmbët e saj

kridhet Bistrica.

Uji i kthjelltë këndonte,

E bukura vajzë heshtte

E ishin të mrekullueshëm

Si lumi si vajza.

Ishin aq ngacmues

Sa të qash:

se uji u buzëqeshte të gjithëve,

Se Eva s`ishte imja.

Vajza me ëndje lëpinte akulloren,

Lumi rridhte

E unë shkrihesha.

 

Përktheu: Ali Podrimja