Në Bernë mbahet Kongresi i parë i migracionit

Në mesin e 260 delegatëve nga mbarë Zvicra, marrin pjesë edhe rreth 20 delegatë shqiptarë nga asociacione sindikale dhe organizata të ndryshme vendore. Në mesin e referuesve edhe Shpresa Jashari, doktorante në Universitetin e Neushatelit.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Bernë, 7 shkurt

Vështirë të ketë ndodhur më parë në Bernë të jenë tubuar njerëz me prejardhje nga aq shumë vende të botës sa në kongresin e sotëm – të parin e këtij lloji kushtuar migrantëve dhe qytetarëve me sfond migracioni në Zvicër. Mbi 260 delegatë, në mesin e tyre kishte rreth 20 shqiptarë, të cilët u përkasin grupimeve, asociacioneve dhe partive të ndryshme politike, marrin pjesë në këtë kongres, që po mbahet në Hotel Bern, në kryeqytetin e shtetit helvetik.

Kongresin në emër të organizatorit të këtij tubimi, sindikatit Unia, e shpalli të hapur me një përshëndetje zonja Vania Aleva. Më pastaj u trajtuan katër tema që ndërlidhen me kërkesën e delegatëve të këtij kongresi për të drejta të barabarta të emigrantëve para ligjit: qoftë në punë, sigurim, apo në fushën e religjionit – për një shoqëri pa diskriminim racor, fetar e kombëtar. Një temë e veçantë ishte plani i aksionit për luftimin e ksenofobisë dhe jetësimin e të drejtave të njëjta për popullatën migrante në Zvicër. Veçmas luftimi i diskriminimit dhe lufta kundër çdo shfaqjeje të racizmit.

Shqiptaret në këtë kongres janë të përfaqësuar denjësisht. Sipas Osman Osmanit, Sekretar për Migracion në Sindikatën Unia dhe njëri ndër organizatorët e këtij tubimi, koncepti është i tillë që përfaqësuesit shqiptarë të reprezentojnë përkatësinë në partitë e ndryshme politike zvicerane, faktin që të vijnë nga anë të ndryshme të Zvicrës, si dhe regjionet të cilave u takojnë.

Një nga referuesit kryesor në Plenumin e Kongresit ishte edhe zonja Shpresa Jashari, doktorante në Universitetin e Neushatelit, e cila foli për rrugëtimin e saj jetësor si emigrante e ardhur si fëmijë në Zvicër. Ajo foli për sfidat me të cilat është përballur, por që falë një trualli të përshtatshëm, mbështetjes së prindërve dhe angazhimit personal ka arritur ngritje profesionale. Fjala e Shpresa Jasharit u prit me duartrokitje nga të pranishmit e shumtë në sallë.

Grupi i delegatëve shqiptarë paraqiti një rezolutë, e cila kërkon trajtim të barabartë të emigranteve dhe emigrantëve në Zvicër për sa u përket premive të sigurimeve të automjeteve. Kështu siç është tani, kjo formë dallimesh paraqet një lloj diskriminimi në vete.

Në Kongres u bisedua edhe për pozitën e refugjatëve. U kërkua trajtim me përparësi për refugjatët të cilët vijnë nga vatrat e luftës siç është Siria.

Kongresi po i vazhdon punët nëpër komisione. Ai është përgatitur nga një komitet me këtë përbërje: [email protected] Plus Schweiz Colonie Libere Italiane & Fabbrica di Zurigo dhe Sindikata Unia.

foto 2
Vania Aleva, përshëndet delegatët
Delegatët shqiptarë në Kongresin e Bernës

Osman Osmani, Nazmi Jakurti dhe Nazim Rexhepi, përfaqësues të sindikatës Unia

Shpresa Jashari referon në Kongres