Në Beograd qerasje për golat që merr Shqipëria në Francë

Serbia po vazhdon vajtimin pse nuk merr pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2016.




Ajo ishte në garë në një grup me Shqipërinë dhe nga ky grup eliminua.

Beogradi ende e mban të gjallë inatin me Shqipërinë për shkak të asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradi më 14 tetor 2014 pas shfaqjes së dronit me hartën e viseve etnike shqiptare në stadium.

Për këtë arsye, një pub në qendër të Beogradit për konsumatorët e vet ka ofruar zbritje 5 për qind për çdo gol që marrin Shqipëria e Kroacia, shkruan gazeta Kurir, transmeton Koha.net.
E nëse Rusia fiton, mysafirët do të qerasen me nga një vodkë.
Ky është përcaktimi evropian i Serbisë, apo jo?