Në Bair të Mitrovicës vihen themelet e shkollës «model»

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të merr pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës «model» për nivelin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët, në lagjen Bair në Mitrovicë.




Veç tij, në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Objekti do të ketë sipërfaqe bruto 5,691.00 duke përfshirë pjesën gjelbëruese, terrenin sportiv dhe parkingun, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e shkollës është 1,863,567.49 euro, njoftoi MASHT.

Ceremonia e fillimit të ndërtimit të objektit do të mbahet në ora 13:00.