Në Angli gjendet një monument më i madh se «Stonehenge» [foto/video]

Afër Stonehenge, arkeologët britanikë kanë gjetur një monument prehistorik tjetër që është më i madh se monumenti i famshëm aktual i «Stonehenge».

Sipas arkeologëve, rreth 100 gurë janë gjetur në muret e Durringtonit, që është afër «Stonehengit», transmeton Koha.net.

Arkeologët janë duke studiuar këtë pjesë të tokës në Britani të Madhe, në më tepër se pesë vjet, transmeton Koha.net shkrimin e BBC-së. Gjetja është bërë vetëm falë teknologjisë.

Gjetja e gurëve është cilësuar si «gjetje me fat», nga hulumtuesit.
Gurët në momentin që ishin vendosur kanë pasur një lartësi deri në 4.5 metra, të cilët janë shtyrë deri në buzë të mureve të Durringtonit.
Vendi, i cili mendohet të jetë ndërtuar rreth 4.500 vjet më parë, është rreth 3 kilometra larg Stonehenget, Wiltshire.

Studiuesi, Vince Gaffney është shprehur se gurët i kishin «humbur arkeologjisë», por që janë rikthyer falë teknologjisë moderne.

«Në fushën që shtrihet në jug, e dimë se ka një gurë që kishte qëndruar në këmbë, i cili ishte guri i vetëm që ishte në këmbë, por tani është i rrëzuar, tani mund të shikojmë gjithë peizazhin e Stonehenge. Ai quhet ‘Cuckoo Stone’, atje besoj se ka edhe shumë gurë të tjerë të së njëjtës madhësi», ka thënë arkeologu, Dr. Nick Snashall.

Gjetjet janë konfirmuar në Festivalin e Shkencës Britanike, që është duke u mbajtur në Universitetin e Bradfordit.