Në 18 ditë, 14 të vdekur në aksidente në Kosovë

«Shtatori, muaji më i rëndë i këtij viti, 14 persona të vdekur për këto 18 ditë», ishin fjalët e drejtorit të Komunikacionit në Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti.




Në Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë, të mbajtur sot, është cilësuar se gjendja e sigurisë në komunikacion është shqetësuese, madje në muajt e verës edhe me intestitet më të lartë të rrezikshmërisë.

Sheremet Ahmeti më pas tha se periudha janar-gusht të vitit të kaluar ka qenë më me fatalitet se po e njëjta periudhë e këtij viti, mirëpo në rrafshin e dëmeve materiale dhe lëndimeve është shënuar rritje, transmeton Koha.net.

Shtatori del të jetë njollë e zezë për fatalitetin në aksidentet rrugore. Në 18 ditët e para të këtij muaji, janë shënuar 14 vdekje në aksidet.

Ndërsa, Muhamet Krasniqi nga Kolegji «Tempulli», sipas KP, shprehu pakënaqësi me projekt-ligjin për shoferë, pasi që në hartim të këtij projekt-ligji nuk kanë qenë të përfshirë ekspertë të kësaj fushe nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, si sponsorizues i këtij projektligji.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk patën përgjigje për këtë çështje, por thanë se lajm i mirë nga ana e tyre është që strategjia për sigurinë në rrugë, tanimë ka kaluar në Qeveri.