Ndryshimet në TVSH s’po ju pëlqejnë as qytetarëve as bizneseve

As qytetarët e as bizneset nuk e kanë pritur mirë ndryshimin që është bërë nga hyrja në fuqi e pakos së re fiskale.

Buxheti familjar po konsiderohet të jetë dëmtuar, pasi artikujt që kanë pësuar ulje të TVSH-së janë të pakta, krahasuar me ato që pësuan rritje, raporton KTV. E mosdefinimi i saktë i artikujve që iu nënshtrohen ndryshimeve për 8 dhe 18 % TVSH, është bërë barrë për bizneset që ballafaqohen drejtpërdrejt me qytetarët.

Kemajl Bajrami nga «Meridian Express» ka thënë se ndryshime kanë bërë vetëm për artikujt që kanë pësuar zbritje, ndërkaq rritjet pritet t’i bëjnë pasi të harxhohen stoqet dhe të furnizohen sërish.

Ndërkaq, tollovi është bërë edhe në zyrat e kompanive për fiskalizim.

Zëdhënësi, Kestrin Kumnova, ka thënë se janë duke punuar, por bizneset janë vonuar t’i sjellin arkat me kohë, përcjell koha.net. Kumnova ka shpjeguar se servisimin janë duke e paguar vetëm kompanitë që nuk kanë pako të garancionit.