Ndodhem larg teje…

Larg teje jam, vetmuar, te zjarri sonte rri
ndër mend sjell jetën time; pa fat, pa lumturi...
Më duket se jetova plot tetëdhjetë vjet,
i plakur jam si dimri, se ti nuk je në jetë...
Rrëshqasin pika-pika në shpirt këto kujtime,
rizgjohen ato çaste që ikën ndër vegime...
Me gishtërinjtë era troket nëpër dritare,
më tjerr në mendje fije tregimesh lozonjare.
Dhe ja, ti para meje në mjegull sikur shkon
me gishtërinjtë e hollë, me syrin që loton,
më përqafon e lumtur, me zemër të zhuritur
sikur diç do më thuash, por psherëtin papritur...
Në gjoks shtrëngoj të jetës harenë, pasurinë
mes puthjesh ne bashkojmë krejt hallet dhe rininë, -
oh, zëri i kujtimit mbetet heshtur si nata
që të harroj ndër shekuj fatin e zi që pata,
kur krahësh m’u shkëpute dhe mbeta si i mekur,
plak do të jem vetmuar, do jesh qëkur e vdekur!

Mars 1878

Mihai Eminesku

Përktheu: Dionis Bubani