Ndjeva në tru, një funeral

Foto: Shutterstock



Ndjeva në Tru, një Funeral

Vajtojca poshtë e lart

Tek ecnin- ecnin- gjer m`u duk

Ç`kuptim u përçart-

 

Pa kur u ulën që të gjithë

Si Daulle, një Shërbesë

Ushtoi- ushtoi- sa thashë

Se mendja m`u vithis-

 

Gjegja pastaj një Arkë ta ngrinin

Një krikëllimë Shpirtit tej-e-tej

Me po ato Çizme Plumbi, prapë,

Hapësira – nisi të kumbojë,

 

Sikur tërë Qiejt të qenë Kambanë,

Dhe Qenia, veç Dëgjim,

Dhe Unë, dhe Heshtja, Racë-habi

Këtu, anijethyer, në vetmim-

 

Pastaj, u kris, Dhogë e Arsyes

Dhe rashë poshtë, e më poshtë

Me një Botë u ndesha, në çdo kredhje,

E Reshta së dituri- atëbotë

 

Përktheu: Arben Dedja