Ndikimi i Volkswagenit në ekonominë e Gjermanisë

Skandali i madh që ka kapluar Volkswagenin do t’i kushtojë miliarda euro dhe mund t’ia humbë shkëlqimin industrisë së automobilizmit të Gjermanisë.




Kompania kishte pasur reklama se është më e mirë se prodhuesit tjerë në aspekt të mbrojtjes së ambientit, por autoritetet amerikane zbuluan kamuflimin e parametrave të matjes së vërtetë të emisioneve të gazrave duke detyruar VW të paguajë miliarda euro, transmeton koha.net.

Volkswagen ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje për mashtrimin e bërë.

Theo Vermaelen, profesor financiar ka thënë për CNN se kjo mund të ndikojë shumë në ekonominë e Gjermanisë.

Këto janë shtatë fakte që tregojnë ndikimin e Volkswagenit në ekonominë e Gjermanisë:

1. Grupi Volkswagen përfshin rreth një në 10 veturat e shitura në gjithë botën

2. Industria e automobilizmit është sektori industrial më i madh në Gjermani, duke kontribuar me 2.7 për qind në bruto prodhimin e brendshëm

3. 20 për qind e eksporteve të Gjermanisë përbëhen nga automobilat dhe pjesët e tyre

4. Shitjet e automobilave në vend dhe eksporti i tyre në vitin 2014 arriti në vlerën e 368 miliardë eurove

5. Shumica e shitjeve të veturave gjermane janë të grupit Volkswagen, që ka gjeneruar 202 miliardë euro vitin e kaluar

6. Rreth 70 për qind të veturave të Volkswagenit shiten jashtë kufijve të Gjermanisë

7. Volkswagen ka rreth 600 mijë të punësuar në gjithë botën dhe më shumë se një të tretën e 775 mijë njerëzve që punojnë në industrinë e automobilizmit në Gjermani