Ndeshja Shqipëri – Portugali sqaron shumë gjëra sot

Gianni de Biasi ishte i qartë të dielën mbrëma në konferencë. Shqipëria në ndeshje me Portugalinë do të luajë për fitore.

«Jo, do të hyjmë për të fituar dhe nuk kënaqem me një pikë», ka thënë De Biasi i pyetur nëse do të ishte i kënaqur me një barazim.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos luhet të hënën (sot) nga ora 20:45 në «Elbasan Arena».

Ndeshja pritet të sqarojë edhe më shumë garën për dy pozitat e para në Grupin I të eliminatoreve për «Euro 2016».

Portugalia prin në grup me 12 pikë nga pesë ndeshje. Danimarka është e dyta me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, shkruan sot Koha Ditore. Shqipëria po ashtu i ka 11 pikë, por nga pesë ndeshje të luajtura dhe mban vendin e tretë. Serbia e Armenia tashmë janë jashtë garës për kualifikim. Shqipëria të premten barazoi pa gola në udhëtim me Danimarkën për të vazhduar ëndrrën për kualifikim direkt.

Eliminatoret mbyllen muajin tjetër. Shqipëria pret Serbinë më 8 tetor, ndërsa luan në udhëtim me Armeninë më 11 tetor.

Dy të parët e grupit kualifikohen direkt në Evropianin që vitin tjetër mbahet në Francë. Vendi i tretë siguron të paktën barazhin, por mund të sigurojë edhe kualifikimin direkt.

Shqipëria pritet të luajë me formacion të njëjtë si me Danimarkën. Në portë do të jetë Etrit Berisha e para tij Berat Xhimshiti në krahun e djathtë, Lorik Cana e Arlind Ajeti në qendër dhe Ansi Agolli në krahun e majtë. Mesfusha e ngjeshur do të përbëhet nga Shkëlzen Gashi i krahut të djathtë, Taulant Xhaka, Amir Abrashi e Burim Kukeli në qendër dhe Ermir Lenjani në krahun e majtë. Gashi e Lenjani në krah mund të shndërrohen në sulmues, kur kombëtarja ka topin. Në sulm prapë pritet të jetë Sokol Cikalleshi. Është folur për mundësinë që Kukeli të zëvendësohet me Ergys Kaçen, por Kukeli ka gjasa më të mëdha për të startuar. Elseid Hysaj nuk do të jetë as për këtë ndeshje i gatshëm. De Biasi ka thënë se për formacionin do të vendosë vetëm të hënën, duke konfirmuar mungesën e Hysajt.

«Me ardhjen e përzgjedhësit të ri, Portugalia është më e fortë. Duket ekip tjetër. Gjithsesi ne do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin tonë dhe për të marrë rezultatin», ka shtuar De Biasi.

Shqipëria në ndeshjen e parë të këtij cikli eliminator kishte fituar 1:0 ndaj Portugalisë në udhëtim me golin e Bekim Balajt, përcjell koha.net. Në atë takim kishte munguar Ronaldo, njëri prej dy lojtarëve më të mirë në botë.

«Me Portugalinë do të luajmë për të fituar dhe nuk i druhemi asaj. Luajmë në shtëpinë tonë dhe aty gjithnjë luajmë mirë. E rëndësishme është që të japim maksimumin dhe jam i bindur se kështu do të bëjmë të gjithë. Do të kemi një përkrahje të zjarrtë nga tifozët, ashtu si gjithnjë. Tifozët do të jenë një shtytje e madhe për ne në fushë», ka theksuar futbollisti Shkëlzen Gashi.

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka vlerësuar kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka parashikuar ndeshje të vështirë, por ka thënë se në Elbasan nuk vendoset kualifikimi.

«Është një përballje për të cilën këtu jemi për ta fituar. Na pret një përballje e vështirë. Ne kemi lojtarë cilësorë në duelet një kundër një, por do ta kemi të vështirë të gjejmë hapësira pasi Shqipëria bazohet në lojën grupore. Jemi këtu për të fituar dhe do të provojmë të marrim atë që duam. Jemi aq të zgjuar në fushë që të dimë si të sulmojmë Shqipërinë dhe si e kur ta vendosim në vështirësi mbrojtjen e saj», ka thënë Santos.

Mesfushori portugez Ricardo Quaresma ka thënë se Shqipërisë do t’ia shkaktojnë humbjen e parë në këtë cikël.

«Kemi ndjekur disa ndeshje të Shqipërisë dhe i njohim cilësitë që ka. Është një ekip që e karakterizon shpirti luftarak në fushën e lojës, ka lojtarë cilësorë dhe jo vetëm që mbrohet mirë, por edhe ka një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Kjo e ka bërë Shqipërinë që të mos humbë asnjë ndeshje deri tani. Megjithatë, ne jemi këtu për të fituar dhe shpresoj që do t’ia shkaktojmë humbjen e parë», ka thënë Quaresma.