Ndeshja futbollistike e Konferencës së Ballkanit në Vjenë

Pjesëmarrësit e Konferencës së Ballkanit perëndomor u ndeshën në stadiumin Generali-Arena në Vjenë me reprezentantët të Unoionit Europian. «FC Future» kundër «FC UE»-së. Refer ishte komisoneri për zgjerim Johannes Hahn. Raporton «Der Standard».

Rezulati doli ai që pritej: Fitoi Ballkani 4:2. Në skuadrën e fituesve e përbënin përfaqësues të vendeve ende të paintegruara në Unionin Europian, kurse të humbësve – përfaqësues të Unionit Europian, kryesihst Austria dhe Sllovenia. Veten në futboll e ka treguar kryeministri shqiptar, ish basketbillisti Edi Rama dhe homologu i tij e kundërshtari politik Aleksander Viçiç. Një ndeshje futbolli midis reprezentacioneve të tyre në tetor të vitit të kaluar kishte përfunduar si më keq, përmend artikulli.

Edhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe ministri i jashtëm kosovar Hashim Thaçi bënin pjesë në një aleancë. Ata i dhanë pothuajse tonin ndeshjes. Një bashkërendim i këtyre dyve i mundësoi Thaçit dy gjuajtje kapitale – një në gjysmën e parë dhe një në të dytën. Edhe dy golat e tjerë të skuadrës së «Futurit», do të thotë të së ardhmes, i shënon një kosovar – ministri për intgrime europiane Bekim Çollaku. Kjo s’kishte se si të mos i entuziazmonte edhe vëzhguesit serbë, të cilët atë e quajtën «njëri nga tanët». Ka mundësi që kjo atyre t’u ketë rrëshqitur – vërenë raporti – sepse palët të martën kishin nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme.

Sigurisht që pjesë e sukseit të ekipit të Ballkanit ishte edhe ministri për energji i Serbisë, portieri i cili përkundrejt atij të ekipit të UE-së pranoi dy gola më pak. Njëherë përballë Johann Sattler, shef i Departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe vetë iniciatorit të ndeshjes. Herën e dytë mbrojtësi i ballkanasve nuk i rezistoi Michel Linhart-it, sekretar gjeneral të kësaj ministrie në minutën e 40-të. «150 shikues në statdium kishin qenë diplomatikisht të mrekulluar», thotë raporti. ks