Ndërtohet ura e shtatë në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar sot punimet që po kryhen në ndërtimin e urës mbi lumin Llap, e cila lidh fshatrat Peran dhe Letanc.

????????????????????????????????????



Me këtë rast kryetari Veliu tha se, ashtu siç edhe ishte planifikuar me buxhetin për investimet kapitale, Komuna sivjet ka ndërtuar shtatë ura.

«Ndërtimi i këtyre urave do të mundësojë qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët tanë», tha kryetari Veliu.

Punët në ndërtimin urës që lidh fshatin Peran dhe Letanc është duke i kryer kompania «Konstruktori».

Krahas urës në Peran në fazën e ndërtimit janë edhe dy ura tjera, njëra në Gllamnik dhe tjetra në fshatin Sibofc.

Ndërkaq, sivjet Komuna e Podujevës ka ndërtuar edhe një urë në qytet, dy në fshatin Zhiti dhe një urë në Repë.