Ndërron jetë terzia i Obamas, Bushit dhe të tjerëve




Një histori e jashtëzakonshme emigracioni. Georges de Paris kishte ardhur në vitin 1960 si fukara nga Franca në Amerikë. Më vonë ai u bë i famshëm si rrobaqepësi i presidentëve të SHBA-ve.

 

Ai i shte për vite të tëra rrobaqepësi i presidentëve të SHBA-ve. Të dielën, në moshën 81 vjeçare, Georges de Paris ka ndërruar jetë në Washington, njofton «20 Minuten». Ai kishte lindur në Marsej; në vitin 1960, me 27 vjet Georges de Paris emigron në Amerikë dhe deri në vdekje ka punuar në studion e tij në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Terzia i njohur i presidentëve, në fillimet e tija në SHBA ka jetuar në kushte të mjera.

Pas dështimit të një lidhjeje në SHBA, Georges de Paris kishte përfunduar në kanal. Diploma e rrobaqepësit nuk i kishte hyrë në punë menjëherë. Pa asnjë cent në xhep, ai kishte qenë i detyruar të lypte në rrugë dhe të flinte në një parking në qendër të Washingtonit. Me shumë fat, ka rrëfyer ai, e kishte gjetur një punë. Pastaj e blen një maqinë qepjeje dhe fillon punën si i pavaur.

Një deputet, të cilit Georges de Paris i kishte prerë një kostum, e kishte rekomanduar atë te ish zëvendëspresidenti amerikan Lyndon Johnson, i cili më vonë u bë president i SHBA-ve. Pastaj njëshat e SHBA-ve erdhën varg: Xhorxh Bushi, Ronald Regani, Bill Klintoni dhe Xhorxh Bush i riu ishin gjithashtu klientët e tij. Së fundmi ai i ka prerë edhe kostumet e Barak Obamas. Sipas raportit, Georges de Paris prej dy vitesh ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. ks

Foto: Joseph Sohm / Shutterstock.com