Ndërpritet seanca e Kuvendit të Prishtinës, Vetëvendosje braktis mbledhjen

Është ndërprerë seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pasi që LDK dhe PDK nuk kanë miratuar rendin e ditës, në të cilën edhe këtë herë kishte tema për urbanizëm, transmeton TV Arta.




Lirak Çelaj, shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Prishtinës ka thënë se nuk do e votojnë asnjë vendim derisa në krye të urbanizmit të jetë, Liburn Aliu.

Këshilltarët e Vetëvendosjes bashkë me qeverisjen Shpend Ahmeti kanë lëshuar sallën.

Pas pak kryetari Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu pritettë mbajnë konferencë për media rreth situatës së krijuar.