Ndërmarrja Publike Banesore rifunksionalizon shërbimin e mirëmbajtjes

Ndërtesat kolektive në kryeqytet vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mirë. Pjesës dërmues u mungon ndriçimi i brendshëm dhe mirëmbajtja e përditshme e hapësirave.

Madje në disa ndërtesa mungojnë dyert e hyrjes, sinjalizimi i brendshëm në raste të rreziqeve, ashensorët dhe aparaturat e ujit për fikje eventuale zjarri, shkruan sot «Koha Ditore».

Edhe pse Drejtoria e Shërbimeve publike e Komunës së Prishtinës ka buxhet për riparimin e ashensorëve 100 mijë euro, gjatë tremujorit të parë, sipas raportit financiar, asnjë nuk është shpenzuar. Ndërsa qytetarët ankohen për mosmirëmbajtje banesash dhe për vjetërsinë e ashensorëve.

Para luftës ka qenë Ndërmarrja Publike Banesore, ajo që ishte përkujdesur për mirëmbajtjen e banesave kolektive, shërbim të cilin tashmë synon ta rivitalizojë, duke ofruar disa lloje shërbimesh.