Ndalohet në Kaçanik një automjet me barna të kontrabanduara

Dje pasdite është raportuar se policia kufitare ka ndaluar një automjet i tipit Mercedes në magjistralen pranë Kaçanikut, të cilin po e drejtonte një shtetas i Maqedonisë.




Gjatë kontrollimit në automjet janë gjetur barna në formë tablete të llojit Orgametril 295 pako, 97 pako tableta Zyllt 75mg pa banderola, transmeton Koha.net.

Vlera e përgjithshme e barnave është rreth 1800 euro.

Me vendim të prokurorit barnat dhe automjeti janë konfiskuar për t’iu dorëzuar Doganës së Kosovës dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.